sulm5

Sulm terrorist në Turqi, dy të vrarë (FOTO)

Dy persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë në parkingun e bashkisë në provincën Adana, në pjesën jugore të Turqisë, tha prefekti i qytetit.

Periskopi.com Lajme

Adana Mahmut Demirtas tha për Anadolu Agency se sulmi ndodhi në orën  08.05 të mëngjesit sipas kohës lokale,  në parkingun afër hyrjes së zyrës.

“Dyshohet se një  femër ka kryer sulmin,” thotë Demirtas, duke shtuar se janë drejt identifikimit të targave të makinës së të dyshuarit.  Ambulanca dhe ekipe të policisë janë parë  duke nxituar në drejtim të zonës.

sulm5

sulm4

sulm3

sulm2

sulm1