Studimi tronditës që flet për drogën dhe seksin

Periskopi.com +18

Përdoruesit e rregullt të kanabisit kanë më shumë seks se ata që nuk thithin drogë, tregojnë rezultatet e një studimi të ri, i cili ka vënë në konfuzion edhe autorët e tij.

Studiuesit kryen studimin, duke pritur që të marrin pikërisht rezultatet e kundërta.

“Mendova se do të ishte e njëjtë me pirjen e duhanit apo ndonjë aktivitet tjetër potencialisht të dëmshëm”, thotë autori i studimit, Michael Eisenberg, profesor i asociuar në urologji në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Stenford.

Ai thotë se shpesh i trajton njerëzit me probleme seksuale dhe shumë prej tyre e pyesin nëse përdorimi i marihuanës mund të jetë një faktor.

Por, duhanpirësit e rregullt të barit janë më aktiv seksualisht, tregon studimi.

Rezultatet janë bazuar në anketimin e mbi 50.000 amerikanëve të moshës 25 deri 45 vjeç.

Rreth 24.5% e meshkujve dhe 14.5% e grave thanë se kishin përdorur kanabis gjatë vitit të kaluar.

Burrat që përdorën marihuanë në baza ditore thanë se kishin marrëdhënie seksuale mesatarisht 6.9 herë në katër javët e mëparshme, ndërsa meshkujt që nuk e përdorën marihuanën në vitin e kaluar kishin 5.6 herë marrëdhënie seksuale.

Ky është studimi i parë që ka të bëjë me lidhjen e drejtpërdrejtë midis përdorimit të marihuanës dhe incidencës së seksit midis popullsisë në SHBA.

Eisenberg përpiqet të përcaktojë se si ky informacion mund të jetë i dobishëm për njerëzit me probleme të performancës seksuale.

“Një hap tjetër i rëndësishëm do të ishte gjetja e një mënyre për ta përdorur këtë për qëllimin e terapisë”, shprehet ai.