Branimir Stojanoviq

Stojanoviq i pakënaqur: S’është bërë asnjë hap për formimin e AKS-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka deklaruar se në kuptimin teknik nuk është bërë asgjë lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave serbe (AKS ) dhe ka porositur se procesi duhet të lëvizë nga vendi, pa marrë para sysh se sa, sipas tij, AKS është përdorur për luftën ndërmjet partive politike shqiptare, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

“Nuk kemi bërë asnjë lëvizje drejt formimit të AKS-së. Duhet marrë vendime, jo fjalë, kemi folur shumë. Po brengosem që po krijohet atmosfera parazgjedhore”, citon tanjug të ketë thënë Stojanoviq.

AKS do të jetë mekanizëm që serbë të jetojnë e mbijetojnë në Kosovë, ka thënë Stojanoviq duke shtuar se serbët në Kosovë, sidomos ata në jug të Ibrit.

Ai ka konstatuar se “Trepça është se pika që e ka mbushur kupën” dhe se është krijuar atmosferë në të cilën është shumë vështirë lufta për të drejtat dhe interesat elementare të popullit serb në këtë hapësirë.