Nebojsha Stefanoviq

Stefanoviq thotë se kanë shkatërruar grupin më të madh kriminal në Vojvodinë

Policia ka arrestuar 11 persona të dyshuar për disa krime, përfshirë vrasje, tentim vrasje, shpërndarje të narkotikëve, arratisje nga burgu, me çka është shkatërruar grupi më i madh kriminal në Vojvodinë, tha sot ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Periskopi.com Lajme

Ai në një konferencë të jashtëzakonshme për media në Beograd tha se kanë konfiskuar “sasi të madhe të armëve dhe municionit”, raporton AA

Sipas tij, janë arrestuar A.K (26), udhëheqës i grupit kriminal në Vojovodinë dhe pesë anëtarë të tjerë të grupit përgjegjës për krimet më të rënda D.D, R.K, LJ.M, S.K. dhe N.D.

“Policia te këta gjeti 42 kg lëndë narkotike, kryesisht bimë narkotike dhe një sasi të vogël të kokainës”, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se është gjetur edhe një laborator për prodhimin e drogës.