brozo

Stefano Pioli siguron fitoren e parë si trajner i Interit në Giuseppe Meazza (Video)

Interi është rikthyer në rrugë të duhur duke triumfuar ndaj Fiorentinës.

Periskopi.com Sporti

Stefano Pioli regjistroi fitoren e parë si trajner i neroazurëve me rezultat 4:2 ndaj Fiorentinës në ndeshjen e zhvilluar në Giuseppe Meazza.

Golat për Interin i shënuan Brozovic (‘3), Candreva (‘9) dhe Icardi (’19,’90), teksa për mysafirët shënuan Kalinic (’37) dhe Ilicic (’62) për rezultatin final 4:2.

Vlen të theksohet se Viola mbeti pa kapitenin e saj në minutën e 45’, pasi u përjashtua nga loja me karton të kuq nga referi kryesor pas një ndërhyrje ndaj Icardit.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Interi tashmë kalon në pozitën e tetë me 21 pikë, ndërsa një vend më poshtë gjendet Fiorentina me 20 pikë. /Periskopi/