tirana-partizani

Statistikat e veçanta të Derbit Tirana-Partizani

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani nesër në mbrëmje pritet të dhurojë spektakël. Për herë të fundit super sfida është luajtur të enjten më 22 dhjetor të vitit 2005, me të kuqtë që fituan 1-0 si skuadër pritëse.

Periskopi.com Sporti

Ky do të jetë derbi numër 147 ndërmjet dy rivalëve më të mëdhenj të kryeqytetit. Partizani numëron 60 fitore, Tirana ka triumfuar në 40 raste, ndërsa 46 ndeshje janë mbyllur në barazim.

Të kuqtë janë në avantazh edhe për sa i takon numrit të golave të shënuar me 212 rrjeta, përballë 162 golave të bardhebluve.
Rezultati që është regjistruar më së shumti në derbi është barazimi 2-2, i përsëritur në 29 raste.

Tirana paraqitet gjithashtu në disavantazh edhe prej ecurisë së viteve të fundit, sepse nuk fitojnë përballë të kuqve në 10 derbit e fundit radhazi.

Suksesi i fundit i bardhebluve është ai i 7 shkurtit 2014, sfidë që u mbyll me fitoren 1-0 me golin e brazilianit Gilberto.
Të enjten në fushë do të zbresin në total 39 tituj kampionë, të ndarë 24 për Tiranën dhe 15 për Partizanin.

Në 14 ndeshjet e fundit të kësaj periudhe, rezultati më i shpeshtë kanë qenë fitoret 1-0, të regjistruara në 3 raste, po aq sa edhe barazimet pa gola.