Sqarimi i Policisë për drejtorin që shihet duke kënduar, thonë se ai nuk e shkeli ligjin

Periskopi.com Lajme

Sot në media u publikua një video në të cilën drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Rexhep Sirjana, shihet duke kënduar në një lokal në Prishtinë.

Insajderi raportonte se Sirjana po shkelte ligjin, meqë po pinte duhan në një lokal të mbyllur, shkruan Periskopi.

Pas kësaj, ka reaguar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili për Periskopin tha se në lokalin nga ku është shfaqur Sirajana, lejohet pirja e duhanit.

“Hapësira ku shihet drejtori i policisë duke kënduar është hapësirë e lejuar për pirjen e duhanit. Është terasë e jashtme rreth 70cm e hapur për pirjen e duhanit. Ndërsa kallëpi i revoles, është i zbrazet dhe nuk ka revole”  ka thënë ai.

Në videon që Rexhep Sirjana e publikoi në rrjetin social “Facebook”, shihet edhe një kallëp, për të cilin u Burovci tha se ka qenë kallëp i telefonit, jo i armës./Periskopi

Posted by Rex Sijarina on Saturday, 28 October 2017