1-645-780x439

Spekulimi i radhës i mediave serbe: Zbulohet plani i ‘fshehtë’ i Kosovës për anëtarësim në UNESCO

Edhe pse në përgjithësi nuk kanë kundërshtime ndaj ligjit për Liritë Fetare, deputetët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku temë do të jetë pikërisht ky ligj.

Periskopi.com Lajme

Siç mëson ‘Blic’, ideja e autoriteteve të Kosovës është që të marrin në konsideratë këtë dokument, nëse miratohet me ndihmën e pakicës serbe, e me pas të përdorin si argument për pranimin e Kosovës në UNESCO.

“Qëllimi është që serbët të kthehen në institucionet dhe të votojnë për këtë projekt-ligj, që normalisht nuk kanë ankesa të veçanta. Ligji nuk ka asgjë të keqe, pasi është fjala për liritë fetare, por kjo është mënyrë për të  “joshur” përfaqësuesit serb në Kuvend. Nga ata do të gjejnë mbështetjen e dy të tretat e anëtarëve të komuniteteve pakicë”, thotë burimi për ‘Blic’ nga parlamenti i Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se në qoftë se miratohet ligji, argumenton se Prishtina është do përpiqet t’i bashkohet UNESCO-s që do të thotë se Kosova mbron liritë fetare, që është në favor të të gjitha kishave, duke përfshirë edhe serbe, dhe është e gatshme t’i mbrojë ato …

Grupi parlamentar i Listës Serbe ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme të Kuvendit.

“Si përfaqësues të popullit serb në Kosovë, ne jemi dakord që nevojitet që kjo çështje që rregullohen me ligj. Megjithatë, kjo do të ndodh vetëm kur të sigurohen kushte të favorshme politike për përfaqësuesit serbë që të kthehen në institucionet e Kosovës, atëherë ka të ngjarë që Lista Serbe të mbështesë miratimin e një ligji të tillë”, thoshte deklarata e Listë Serbe.

Siç u tha, tani për tani kushtet për pjesëmarrjen e përfaqësuesve serb në institucionet qendrore të Kosovës nuk ekziston.