thumb-655x356

Spanjë, goditet grupi shqiptarë i grabitësve të banesave

Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë anëtarët e një grupi të dyshuar që akuzohen për kryerjen e të paktën 17 grabitjeve në Katalonia.

Periskopi.com Lajme

Grupi bënte lëvizje në hapësira të mëdha në territorin katalanas, ndërsa ka qarkulluar edhe në pjesë të tjera të Spanjës dhe Evropës Qendrore.

Pesë nga të arrestuarit janë shqiptarë të moshave nga 22 deri në 34 vjeç, ndërsa i gjashti është një shtetas gjerman. Grupi i kryente grabitjet gjatë natës dhe siguroheshin mirë që në banesa të mos kishte njerëz.

Ata kanë grabitur bizhuteri, telefona celularë, orë, çanta, etj. Grupi arrinte të shqyente dyert ose dritaret e banesave për të hyrë. Grupi shpesh ndryshonte anëtarët e vet gjatë grabitjeve, duke vështirësuar hetimet e policisë.

Krimet e tyre kanë nisur që në vitin 2014, ndërsa më 21 nëntor u arrestuan dy anëtarë të grupit në Girona, teksa po përpiqeshin të largoheshin me një autobus nga stacioni Sants në Barcelonë, ndërsa më vonë çoi edhe në arrestimin e katër personave të tjerë.

Policia e Katalanjas ka bërë me dije për mediat vendase se grabitjet janë kryer në të paktën 8 qytete, por nuk përjashtohet pjesëmarrja në krime të tjera të ngjashme. Ata janë dërguar në burg me urdhër të gjykatës.