bare

Sot debuton talenti shqiptar i Atletico Madridit?

Një shqiptar është shumë pranë debutimit me Atletico Madridin.

Periskopi.com Sporti

Keidi Bare, futbollist i Shpresave në kombëtaren tonë është grumbulluar në skuadrën e parë nga trajneri Diego Pablo Simeone dhe me shumë gjasa Bare do të bëjë debutimin e tij me Los Colchoneros sot në mbrëmje në sfidën e parë të raundit të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Atletico sfidon në transfertë skuadrën e kategorisë së tretë, Guijuelo dhe për këtë ndeshje El Cholo ka thirrur në total 16 futbollistë përfshirë këtu edhe Keidi Baren.
Aktualisht 19-vjecari shqiptar aktivizohet me skuadrën B të Atleticos që luan në Segunda Division B ose më saktë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll. Në këtë sezon Bare ka luajtur në total 9 ndeshje duke realizuar dhe 1 gol.

19-vjeçari nga Fieri është një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësues Shpresa. Në fund të vitit 2013 ai është bërë pjesë e të rinjve të Atleticos së Madridit.