slovakian-flag-large

Sllovakia kalon ligjin që nuk e njeh islamin si fe me status

Shteti sllovak ka miratuar sot një legjislacion, që do të bllokojë Islamin nga përfitimi I statusit në bazë të së cilit do të njihej si fe në të ardhmen e afërt.

Periskopi.com Lajme

Sllovakia ka rezistuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për t’u marrë me fluksin e madh të emigrantëve që hynë në Evropë që prej vitit 2015, kryesisht në kundërshtim me kuota për t’i ndarë azil-kërkuesit në mesin e shteteve anëtare të BE-së.

Qeveria e udhëhequr nga Robert Fico, ka theksuar se Islami nuk ka vend në Sllovaki.

Parlamenti ka kaluar sot projektligjin e sponsorizuar nga Partia Nacionale e Sllovakisë (SNS), e cila është anëtare e koalicionit të qeverisë së Ficos, në bazë të cilit, një fe duhet t’i ketë të paktën 50.000 anëtarë, nga 20.000 sa ishte deri më tani, për t’u kualifikuar për subvencione shtetërore dhe për të udhëhequr shkolla të veta.