Si të pastroni xhamin e ngrirë të veturës

Në këto mëngjese të ftohta nuk ka gjë më të sikletshme se mëngjesi, teksa përpiqesh të shkrish akullin në xhamat e makinës kur je me nxitim për në punë.

Periskopi.com Tech/Auto

Ka nga ata që përdorin kartat e bankave për të hequr akullin, apo i hedhin ujë të nxehtë makinës, por këto metoda dëmtojnë mjetin tuaj.

Është tamam koha për të mësuar se si të pastrojmë pa patur dëme në mjet. Lajmi vijon më poshtë ↓

Përzieni ujë me një lugë çaji kripë, para se ta hidhni mbi zonën e ngrirë. Gjithashtu përzjeni tre pjesë uthull me një pjesë ujë për të shkrirë akullin. Kjo funksionon në pak sekonda.

Nuk është e këshillueshme të hidhni ujë të nxehtë në dritaret e mjetit kur temperaturat jashtë janë shumë të ftohta. Kjo mund të sillte një krisje të xhamit. Gjithashtu mos përdorni sende të ashpra për të mos gërvishtur xhamat.