Si të luftojmë kundër demagogëve populistë

Dani Rodrik Opinione

CAMBRIDGE – Në konferencën e fundit në të cilën mora pjesë, isha ulur pranë një eksperti të njohur amerikan të politikave tregtare. Filluam të flisnim për NAFTA-n [Marrëveshja për tregtinë e lirë në Amerikën Veriore], të cilën Presidenti Donald Trump po mundohet ta rinegociojë. “Kurrë nuk kam menduar që NAFTA është ndonjë punë e madhe,” më tha ekonomisti.

Mbeta i habitur. Eksperti ishte një prej avokuesve më të zëshëm të NAFTA-s kur marrëveshja u arrit rreth një qerek shekulli më herët. Ai dhe se ekonomistët e tjerë të tregut kanë luajtur rol të madh në shitjen e marrëveshjes te publiku amerikan. “E kam mbështetur NAFTA-n, sepse mendoja që mund të hapte rrugën për marrëveshje të tjera tregtare,” – më shpjegoi ai.

Disa javë më vonë, unë isha në një darkë në Evropë, ku spiker ishte ish ministri i financave të një vendi të eurozonës. Tema ishte rritja e populizmit. Ish ministri e ka lënë politikën dhe kishte fjalë të mëdha për gabimet që bëheshin nga elitat politike në evropë. “Ne po i akuzojmë populistët se po japin premtime që nuk mund t’i mbajnë, por duhet që atë kriticizëm ta kthejmë edhe nga vetja,” n’a tha ai.

Më herët gjatë darkës, unë kisha folur për atë që më herët e kisha përshkruajtur si trilemë, përmes të cilës është e pamundur të kemi njëkohshëm: sovranitet kombëtar, demokraci dhe hiper-globalizim. Duhet të zgjedhim dy nga këto tri që përmendëm. Ish politikani foli me pasion: “Popullistët të paktën janë të ndershëm. Ata janë të qartë lidhur me zgjedhjet që i bëjnë; ata e duan komb-shtetin, dhe jo hiperglobalizimin ose jo tregun e vetëm evropjan. Por, ne iu themi njerëzve që mund t’i keni të trija njëherësh. Ne bëjmë premtime që nuk mund t’i mbajmë.”

Kurrë nuk mund të dimë nëse ndershmëria më e madhe nga ana e politikanëve dhe teknokratëve ‘mainstream’ do të n’a kursente nga rritja e demagogëve nativë si Trumpi ose Marine Le Pen-i në Francë. Ajo që është e qartë është mungesa e sinqeritetit në të kaluarën që tashmë ka një çmim. Iu ka kushtuar lëvizjeve politike në qendër gjithë kredibilitetin e tyre. Dhe e ka bërë më të vështirë për elitat që të kapërcejnë boshllëkun që i ndan nga njerëzit e zakonshëm të cilët ndihen të braktisur nga qeveria.

Shumë elita janë moskuptuese për atë se pse klasa punëtore dhe e varfër do të votonte për dikënd si puna e Trumpit. Politikat ekonomike të Hillary Clintonit do të ishin shumë më në favor të tyre. Për të shpjeguar paradoksin e dukshëm, zakonisht e përmendin injorancën, iracionalizmin ose racizmin e këtyre votuesve.

Por, ka edhe një shpjegim tjetër, një që është konsistent me racionalitetin dhe me interesin vetjak. Kur politikanët ‘mainstream’ e humbin kredibilitetin e tyre, është e natyrshme për votuesit që të mos presin shumë nga ta. Votuesit është më e mundshme të tërhiqen nga kandidatë që kanë kredenciale anti-qeveritare dhe të cilët mund të distancohen nga politikat e deriatëhershme.

Në gjuhën e ekonomistëve, politikanët centristë po përballen me problemin e informacionit asimetrik. Ata pretendojnë të jenë reformistë, por pse duhet që votuesit t’iu besojnë liderëve që nuk duken të ndryshëm nga politikanët e mëhershëm të cilët i stër-shitnin të ardhurat e tyre nga globalizimi dhe që nuk merreshin me ankesat e tyre?

Në rastin e Clintonit, lidhja e saj e ngushtë me ‘mainstream’-in globalist të Partisë Demokratike dhe lidhjet e ngushta me sektorët financiarë e kanë komplikuar problemin. Fushata e saj ka premtuar marrëveshje korrekte tregtare dhe e mohoi mbështetjen për Partneritetin Trans-Pacifik [TPP], por a ishte me gjithë zemër për diçka të tillë? Në fund të fundit, sa ishte sekretare e Shtetit, ajo fuqishëm e kishte mbështetur këtë Partneritet.

Kjo është ajo që ekonomistët e quajnë ekulibriumi i mbushjes. Politikanët konvencionalë dhe reformistë duken të ngjashëm dhe prandaj i nxjerrin të njëjtat përgjigjje për shumicën e elektoratit. Ata i humbasin votat nga populistët dhe demagogët premtimet e të cilëve për të shkundur sistemin duken më kredibile.

Duke kthyer sytë te problemi i informacionit asimetrik, kjo poashtu jep ndihmë për një zgjidhje të mundshme. Ekuilibriumi mbushës mund të ndërpritet nëse politikanët reformistë mund të ‘shenjojnë’ te votuesit e tyre “tipin e vërtetë të tyre’.

Shenjimi e ka një kuptim specifik në këtë kontekst. Ai nënkupton angazhimin në sjellje të kushtueshme që janë mjaftueshëm ekstreme për politikanët konvencionalë të cilët kurrë nuk do mund të mateshin me ta në këtë aspekt, e megjithatë jo aq ekstreme sa për t’i bërë reformistët vetë popullistë –  për të prishur kësisoj gjithë qëllimin fillestar. Për dikënd si puna e Hillary Clintonit, duke supozuar që ajo çka tha ishte e vërtetë, do të thoshte të deklaronte se nuk do të merrte më asnjë para nga Wall Streeti, e as se nuk do të nënshkruante ndonjë marrëveshje tregtare nëse do të zgjedhej.

Me fjalë të tjera, politikanët centristë do të vidhnin gjëmën e demagogëve por duhet të ecnin nëpër një rrugë të ngushtë. Nëse kjo rrugë e ngushtë duket e vështirë, kjo është indikative për magnitudën e sfidës me të cilën këta politikanë përballën. Ndeshja e këtij problemi do të kërkonte fytyra të reja dhe politikanë më të rinj, që nuk jenë të përlyer me pikëpamjet globaliste, dhe fundamentaliste sa i përket tregut.

Poashtu kjo kërkon pranim të hapur të faktit se ndjekja e interesave nacionale është ajo për të cilën zgjedhen politikanët.

Për veshët ‘mainstream’, retorika e liderëve të tillë do të ishte ekstreme dhe e këndshme. E kjo është ajo që kërkohet për t’i luftuar demagogët populist. Vjedhja e vetë populizmit. Këta politikanë të rinj duhet të ofrojnë koncepte inkluzive, më shumë se nativiste, të identitetit kombëtar, dhe politikat e tyre duhet të mbeten qartë brenda normave liberale demokratike. Çdogjë tjetër duhet të jetë në tavolinë.