sigal-prishtina-nuk-ia-del-t-euml-fitoj-euml-ndaj-kozuvit_hd-780x439

Si do ta kompenzojë Prishtina dështimin në garat europiane?

Pas eliminimit në FIBA Europe Cup, si Sigal Prishtina ashtu edhe Peja do të fokusohen në garat tjera të këtij edicioni, në Superligën e Kosovës në basketboll, në garat për Kupë të Kosovës dhe në Ligën Ballkanike, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Te të dy skuadrat janë të bindur se mund t’i fitojnë trofetë e tri garave që do t’i zhvillojnë deri në pranverë të vitit tjetër.
Pasi dështuan të kalojnë në raundin e dytë të FIBA Europe Cup, për Prishtinën e Pejën prioritet janë trofetë.

Sigal Prishtina për vitin e dytë rresht u eliminua në fazën e parë të grupeve në FIBA Europe Cup, që këtë edicion është niveli i katërt i garave evropiane. Peja këtë edicion u paraqit për herë të parë në gara evropiane.

Bardhekaltrit të mërkurën mbrëma me fitoren në Prishtinë kundër Eniseyt (87:80) i dhanë fund aventurës në Evropë. Në të vërtetë kjo ishte fitorja e parë për Sigal Prishtinën në FIBA Europe Cup pas pesë humbjeve rresht. Një ditë më herët eliminimin e konfirmoi skuadra e Pejës që pësoi humbje në shtëpi nga Gaziantepi (66:76). Edhe Peja aventurën e saj në këtë garë e mbylli me një fitore, atë kundër AEK Larnacas (87:82), dhe me pesë humbje.

Dy skuadrat më të mëdha në vend përfunduan në pozitat e fundit në grupe me nga shtatë pikë të mbledhura. Duket se pjesëmarrja dhe eliminimi nga FIBA Europe Cup ka motivuar të dyja skuadrat që të vazhdojnë rrugëtimin për trofe në garat tjera.