Si ndryshon trupi kur biem në dashuri

Periskopi.com Shëndeti
Dukuria nuk është vetëm imagjinare: në fillim të një marrëdhënieje, një seri reaksionesh kimike me të vërtetë interesante përfshijnë tërë sistemin nervor dhe hormonet. Ja si mund të ndikojë fillimi i një dashurie në organizmin tonë

Është si një drogë

Një studim i botuar në Journal of Neurophysiology e ka përshkruar dashurinë sikur të ishte një drogë: sipas studiuesve, rënia në dashuri është shumë e ngjashme me ndjesinë që të jep varësia nga substancat narkotike, një eufori e madhe për shkak të kimikateve të trurit të përfshira (të tilla si dopamina, oksitocina, adrenalina dhe vazopresina). Ashtu si me drogën, sa më shumë kohë që kaloni me të dashurin, aq më shumë bëheni “vartës”. Para një takimi të rëndësishëm, keni vënë re rrahje zemre dhe gjithashtu duart ju djersiten. Nuk është vetëm një tik-tak shënues që shkakton rritjen e ankthit, është efekti i kombinuar i adrenalinës dhe norepinefrinës.

I NGJAJSHËM

AKSIDENTI QË U KTHYE NË DASHURI!

Ndiheni si të sëmurë

Është normale të humbësh oreksin ose të ndjehesh pak keq kur fillon një marrëdhënie. Kjo ndjesi mund të jetë për shkak të kortizolit, hormonit të stresit, që shkakton tkurrjen e enëve të gjakut të stomakut, duke na bërë të ndihemi keq. Ky efekt zakonisht zhduket me kalimin e kohës, por shpjegon se si shumë çifteve nuk u hahet në dasmën e tyre.

Duket sikur keni super fuqi

A keni dëgjuar ndonjëherë histori të nënave të dëshpëruara duke ngritur një makinë me forcë për të çliruar fëmijët e tyre të bllokuar? Mund të duket çmenduri, por kombinimi i dashurisë dhe frikës mund të japë një forcë të papritur mbinjerëzore në rast urgjence (fenomeni quhet “forcë histerike”). Kjo forcë perceptohet gjithashtu edhe nga personat e dashuruar: oksitocina e lëshuar në sistemin nervor mund të rrisë tolerancën për dhimbjen fizike. Dëshira për të parë fytyrën e partnerit vjen nga çlirimi i dopaminës në tru: është një mekanizëm që stimulon dëshirën/shpërblimin ndaj kënaqësisë.

Zëri mund të marrë një tonalitet më akut

Në një studim të botuar në Journal of Evolutionary Psychology, studiuesit zbuluan se kur gratë flisnin me burra ndaj të cilëve kishin tërheqje fizike, zëri kishte tendencë të ishte më i lartë dhe më femëror.

Rënia në dashuri do të mbështesë ekuilibrin hormonal

Gjatë fazës së parë të rënies në dashuri, hormonet “shkojnë në ajër”. Sipas një studimi të publikuar në Psychoneuroendocrinology, kortizoli (hormon i stresit) rritet si tek meshkujt si tek femrat. Dhe gjatë kësaj kohe, testosteroni, hormoni seksual mashkullor, zvogëlohet tek burrat dhe rritet tek gratë.

Më shumë eksperimentues dhe aventurier (seksualisht)

Sociologët e Penn State University që intervistuan gratë në Pensilvani, Neë Jersey dhe Neë York kanë zbuluar se kur janë në një marrëdhënie, gratë janë më të etura për të provuar diçka të re, madje edhe në dhomën e gjumit. Dhe pas martesës? Do të kenë edhe më shumë dëshirë. Shpesh dëgjojmë të thuhet që njerëzit “e lënë veten të shkojnë” kur janë pjesë e një marrëdhënieje të lumtur dhe nuk ka një shpjegim për këtë. Në një artikull të botuar në Journal of Obesity, hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit kanë tendencë të shëndoshen kur martohen. Një studim tjetër ka treguar se gratë kanë tendencë të hanë më shumë ushqime me yndyrë të lartë dhe sheqer kur vazhdojnë të jetojnë me një burrë dhe se të rinjtë e sapomartuar fituan rreth 10 kilogramë në pesë vitet e para pas martesës.

Të martuar keni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë

Është e vërtetë se një çift i martuar ka një jetë më të shëndetshme sesa atë që janë single dhe rrjedhimisht edhe më të gjatë. Sipas një studimi të Duke University Medical Center, 40-vjecarët e martuar kishin më pak rrezik për vdekjen e parakohshme sesa të divorcuarit apo nga ato që nuk janë martuar asnjëherë. Një tjetër studim në NYU Langone Medical Center në Nju Jork, ka zbuluar që të dy (burrat dhe gratë e martuara) kishin një zemër më të “fortë” në krahasim me ata që janë single. Në veçanti, përfitimi binte mbi meshkujt, me një probabilitet 5% më të vogël  të çdo sëmundjeje vaskulare.

Po atëherë kur mbaron?

Dashuria lehtësisht mund të na “thyejë zemrën”. Mund të vdesësh nga “sindromi i zemrës së thyer”: është një fakt shkencor, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës. Termi i saktë është “kardiomiopatia e nxitur nga stresi” dhe mund të ndikojë edhe tek personi më i shëndetshëm kur hormonet e stresit rriten gjatë një ngjarje emocionalisht dramatike, si për shembull vdekja e partnerit, divorci apo ndërprerja e një marrëdhënieje. Simptomat shpesh imitojnë ato të një sulmi në zemër dhe përfshijnë mungesën e frymëmarrjes, rrahje zemre e parregullt dhe dhimbje gjoksi. I ashtuquajturi “sindromi i zemrës së thyer” mund të shkaktojë dëme të përhershme dhe në raste të rralla edhe vdekje. Lajmi i mirë është se shumica e rasteve janë të shërueshme dhe mund të zgjidhen plotësisht brenda pak javësh.