casdc-620x400

Si mund të ndihmoni flokët tuaj të zgjaten më shpejt?

Shumë nga ne dëshirojnë të kenë flokë të gjatë e të shëndetshëm. Shpesh ndodh që edhe pas muajve të tërë pritjeje, gjatësia të jetë thuajse e njëjta!

Periskopi.com Shëndeti

Çfarë na sugjerojnë specialistët në këto raste?

Masazhoni lëkurën e kokës

Stilisti nga Los Anxhelos PHilip B. na sugjeron të masazhojmë herë pas here lëkurën e kokës. Kështu gjaku do të qarkullojë më mirë dhe shpërndarja e lëndëve ushqyese në rrënjë është më eficiente.

Prisni flokët

Çfarë? Ne dëshirojmë të kundërtën! Por floku i shëndetshëm rritet më shpejt. Nëse refuzoni t’i prisni, rrezikoni shumë. Majat e djegura mund të kthehen në problematike e të shpërndahen në të gjithë gjatësinë.

Përdorni vitamina

Dermatologu Harold Hancer këshillon konsumin e përditshëm të vitaminave. Një përzierje e vitaminës B me antioksidantë u jep jetë flokëve tuaj. Po kaq çudibërëse është biotina, të cilën mund ta gjeni në çdo farmaci. Sipas ekspertëve ajo nxit zgjatjen.

Hiqni dorë për pak kohë nga shampo

Shampo heq papastërtitë, ndërkohë që shpëlarësi rifurnizon flokët me lëndët ushqyese të nevojshme. Por vajrat që vetë lëkura e kokës prodhon janë po kaq të rëndësishme. Hiqni dorë për pak kohë nga shampo dhe pastrojini ato thjesht me shpëlarësin. Mos hezitoni pasi ai funksionon po kaq mirë. Rezultati: Flokë të shkëlqyer e në superformë!