20161129204458998646

Si e vlerëson Hyseni arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes

Lidhur me arrestimin e gjashtë aktivistëve të LVV-së për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni në Rubikon të KTV-së ka thënë se ka pasur njohuri se do të ketë arrestime mirëpo jo edhe për emrat.

Periskopi.com Lajme

“E kam ditur se dikush do të arrestohet mirëpo nuk kam pas informacion për emrat se kush do të arrestohet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nëse organet e PK-së kanë vlerësuar se është në rregull atëherë një udhëheqës demokratik nuk ka arsye që të dyshoj mbi atë rast.

Hyseni tutje shtoi se asnjëherë nuk do të bëj ndërhyrje politike në çështjet e drejtësisë.