15271491_10211282719925904_431433825_o

Më shumë se 120 prodhues vendi në panairin “Blej Shqip” (Foto)

Mbi 120 prodhues nga të gjitha trevat shqiptare po marrin pjesë në panairin tashmë tradicional “Blej Shqip”, i cili është hapur sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Periskopi.com Lajme

Panairi organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë dhe gjatë tre ditëve.

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota në hapje të këtij panairi, deklaroi se ky është panairi i tretë që organizohet dhe i cili kishe një interesim më të madh nga prodhuesit.

“Sivjet ka qenë interesimi më i madh i të gjitha viteve paraprake, kemi mbi 120 prodhues nga Kosova, Shqipëria dhe viset tjera ku jetojnë shqiptarët, që do të thotë se është një vetëdijesim i vazhdueshëm është edhe i prodhuesve edhe i konsumatorëve që të këmbejmë produktet tona. Mendoj që sa më shumë që konsumojmë produktet tona do të fuqizohemi si komb”, tha Bashota.

Kurse, ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Republikës së Shqipërisë, Milva Ekonomi tha se panairi është një ngjarje e rëndësishme për sipërmarrjen në Kosovë dhe Shqipëri që të bashkohen dhe të shikojnë se çfarë produkte bëjnë dhe çfarë mund t’i ofrojnë ato konsumatorëve.

Ajo bëri të ditur se po punojnë që produktet e Kosovës dhe Shqipërisë të regjistrohen si marka.

“Po punojmë bashkërisht që të regjistrohen si marka dhe konsumatori ka nevojë të mbrohet në momentin që konsumon një produkt, prandaj dhe për këtë po punohet që marrëveshjet tona të rregullohen dhe të jenë të barabarta në fushën e prodhimit të produkteve që janë për eksport. E rëndësishme tjetër është që sa herë që ka një ngjarje që kjo, unë kam përshtypjen personale dhe më gjerë se sa kaq që nuk ka pengesë që e ndal këtë gjë, gjithmonë do të gjendet një zgjidhje edhe kur vihet re ndonjë mangësi e vogël, ndaj edhe sot kur vimë në këtë panair, jemi të kënaqur që gjatë një viti nuk është gjendur asnjë barrierë procedurale midis produkteve që janë shkëmbyer Kosovë-Shqipëri apo Shqipëri-Kosovë“, tha ajo.

Ajo në fund tha se beson që Prishtina do të mbetet vendi që organizon panairin “Blej Shqip”, sepse e ka dëshmuar që di ta organizojë këtë panair.

15218386_10211282720765925_1327594508_n

15211620_10211282720605921_851767467_n

15207881_10211282720965930_1354396573_n