1387721014-27-905x395

Shtohen zërat për protesta kundër shtrenjtimit të rrymës (VIDEO)

Ankesat e qytetarëve për këtë dukuri kanë nisur pas fillimit të sezonit dimëror, atëherë kur, sipas tyre, KEDS-i fillon gjuetinë ndaj konsumatorit kosovar, duke i fryrë faturat dhe duke i rritur çmimet e rrymës.

Periskopi.com Lajme

Sipas qytetarëve, dallimet e faturave midis muajit paraprak dhe ato të muajit tetor janë evidente.
Një situatë të njëjtë e ka paraqitur edhe gazetari Avni Zogiani. Zogiani pajtohet me thirrjen e Këshillit për Mbrojtjen, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut që të protestohet kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se KEDS-i aplikon tarifat e miratuara nga ZRRE si autoriteti kompetent për to në Kosovë. Ndërkaq, për të njëjtën arsye në vitin 2013, ishin mbajtur disa protesta nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar.