vulin

Shteti serb vrau qindra mijëra njerëz në Ballkan, por thotë se s’ka nevojë të kërkojë falje

Serbia nuk ka nevojë për askënd që të kërkojë falje për të gjitha luftërat në histori, sikurse edhe për bombardimet e NATO-s, por mund të jetë vetëm krenarë për luftëtarët e saj, tha Ministri i punës, punësimit, çështjeve të luftëtarëve dhe çështjeve sociale Alekasnder Vulin.

Periskopi.com Lajme

 

Ai këto komente i bëri gjatë kremtimit të Ditës së luftëtarëve të komunës së Brus ku tha se për këtë arsye ministria kërkon të përmirësojë statusin e luftëtarëve dhe familjeve të tyre.

Vulin shtoi sem Serbia përmes historisë nuk e ka anashkaluar ndonjë luftë, sikurse çdo brez, dhe kjo është arsyeja pse ai thotë se tani drejton politikën e neutralitetit ushtarak, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk duhet të kërkojmë falje për të gjithë, ne duhet të jemi krenarë për veteranët tanë dhe ata që kanë dhënë jetën e tyre dhe shëndetin e tyre dhe që ishin atje”, tha Vulin.

Ministri vendosi  kurora dhe bëri homazhe në monumentin e luftëtarëve të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore në Brus.

Sipas tij, kombi serb ka luftuar gjithmonë për liri të popujve të tjerë dhe populli serb kurrë nuk u përpoq për të zgjeruar hapësirën e jetesës në kurriz të një kombi tjetër./lajmi.net