Shteti nuk po e ngrit dot flamurin e vet

Periskopi.com Lajme

Shteti i Republikës së Kosovës përkundër përpjekjeve tash e më shumë se një orë nuk mundin ta ngritin flamurin e Kosovës, në hyrje të Prishtinës.

Ekipe të ndryshme janë parë tek vendi i ngjarjes që nga ora 19 ku provuan ta zëvendësojnë flamurin kombëtar me atë shtetëror.

Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike, Arton Berisha para 30 minutave ka thënë se brenda 5 minutave do të rregullohet problemi me energji elektrike, ku edhe është shkaktari kryesore përse nuk është ngritur ende flamuri, por që ky problem nuk është tejkaluar ende.

“Problemet me rrymë kanë bërë që ende të mos vendoset flamur shtetëror por së shpejti brenda pesë minutave besojë që do të rregullohet”, ka thënë Berisha.

Ai po ashtu më herët ka thënë se flamuri kombëtar do të zëvendësohet me flamurin shtetëror për shkak se kështu ka urdhëruar kryeministri, Ramush Haradinaj.

“Është kërkesë e kryeministrit që flamuri kombëtar të hiqet dhe të vendoset flamuri shtetëror”, ka thënë ai.

Zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë shtetëror ishte urdhëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, por që deri më tani ende nuk ka arritur të ngritët.