92697881_gettyimages-625076202

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë pretendimet e Trumpit për votuesit e paligjshëm

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka asnjë provë për të mbështetur pretendimet e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, se ai ka humbur votën popullore në zgjedhjet e 8 nëntorit, për shkak të parregullsive, transmeton Klan Kosova.

Periskopi.com Lajme

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë tha se nuk ka prova që mbështesin pretendimet e Trumpit, i cili ka thënë se ka fituar votën e popullit, nëse hiqen miliona njerëz që kanë votuar ilegalisht.

Clinton ka fituar rreth 2 milionë vota të popullit më shumë se Trumpi më 8 nëntor, por Trump ka siguruar 270 votat e Kolegjit Elektoral, të nevojshme për të fituar presidencë