48235349

Shqiptarët e Kishnicës paralajmërojnë shkëputje nga Graçanica

Të diskriminuar po ndihen banorët shqiptarë të fshatit Kishnicë të Komunës së Graçanicës. Ata thonë se pos dallimeve ndërmjet fshatrave të tjera të banuara me serbë dhe Kishinicës, dallime qeverisja lokale po bën edhe brenda fshatit, shkruan sot Koha Ditore.

Periskopi.com Lajme

Sipas tyre, për 5 shtëpitë me serbë në këtë fshat Komuna e Graçanicës e ka ndërtuar kanalizimin, ua ka asfaltuar rrugën, ndriçimin publik dhe kamerat e sigurisë. Madje u ka vendosur edhe ulëse. Ndërsa ngjitur me këtë është rruga në baltë që të çon në objektin ku jetojnë diku 20 familje. Banorët shqiptarë thonë se edhe rrugët e tjera nuk janë hiç më mirë, ose në lloç ose me asfaltin e vjetër plot gropa.

Sejdi Gashi thotë se prej kur Komunën e Graçanicës e udhëheq Lista Serbe, asnjë investim nuk është bërë për komunitetin shqiptar në Kishnicë.