img_2057-650x358-1

Shqipëria e treta në “Miss Globe 2016”

Bukuroshet nga e gjithë bota, që morën pjesë në “Miss Globe 2016”, ishin pjesë e show-t që u zhvillua dje në mbrëmje në Tiranë, në bashkëprodhim me TVSH-në.

Periskopi.com Limonada

Një spektakël që “Deliart Assosiation” e zhvilloi me sukses, si një nga 10 eventet më të mëdha të bukurisë botërore, nën prezantimin e Iva Merës dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Altin Hazizajt.

Iva 15193458_10154075646857944_6991265344327766104_n

Finalja e sponsorizuar nga shumë kompani prestigjioze, mes të cilave “Birra Korça”, shpalli më të bukurën e vitit dhe Miss-et nga e gjithë bota shkelën në skenën shqiptare, pasi kishin prekur bukuritë e viseve në çdo cep të Shqipërisë.

Vajzat konkurrente nga mbi 40 shtete të botës prezantuan bukurinë e tyre, por edhe të vendeve nga vijnë në finalen e madhe, ku bukuroshja filipinase, An Loren Kolis, dorëzoi kurorën e argjendtë te një tjetër mbretëreshë të bukurisë botërore. Miss India, Dempile Chetan Patel, në treshen e fortë me Miss Kolumbinë dhe Miss Shqipërinë, fitoi me vendimin e jurisë së “Miss Globe 2016”.

IMG_2057

Momenti i uljes në fronin e “Miss Globe 2016” në Tiranë ishte emocionues dhe u shoqërua me duartrokitje të shumta. Nata e gjatë televizive nuk u mjaftua vetëm me spektaklin e parakalimit nga vetë bukuroshet, pasi pjesë e saj u bënë dhe performancat e tyre artistike.

Nuk mund të mungonin të ftuarit specialë, si Corona, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Redon Makashi, Evis Mula, Manjola Nallbani, Vesa Luma & Big Basta, Kastriot Tusha, Ramona Tullumani, Renis Gjoka, grupi “Classic Boys”.

IMG_2052Atmosfera ishte shumë spektakolare me numrat artistikë të balerinëve, që drejtoheshin nga koreografja Olta Ahmetaj. Kompeticioni i bukurisë “Miss Globe” rikthehet në Shqipëri, vendi ku është organizuar për më shumë se 10 vite, e që këtë herë, përveçse mikpritës, është edhe zotërues i patentës origjinale.

25 nëntori bëri bashkë në “ExpoCity” bukuri nga e gjithë bota, për të zgjedhur në përfundim të spektaklit më të bukurën e globit në Shqipëri, vendi që përfaqësohej në këtë garë nga “Miss Shqipëria”, Kristiana Skura.

13607000_1222418917781871_7830797837936081631_n