migrantet_1228

Shpëtohen 1400 emigrantë në brigjet e Libisë

Rojet bregdetare italiane dhe organizatat humanitare, kanë shpëtuar sot rreth 1400 emigrantë në brigjet e Libisë, të cilët lundronin me 11 gomone dhe dy anije të vogla, duke u përpjekur për të arritur në kontinentin evropian.

Periskopi.com Lajme

Siç raporton AFP, anijet që bartnin emigrantët, ishin të papërshtatshme për valë të detit dhe numër të madh të emigrantëve, transmeton KosovaPress.

Emigrantëve që po rrezikonin të përmbyteshin, u erdhën në ndihmë anijet italiane, irlandeze dhe të organizatave humanitare.

Zyrtarët italianë thanë se këtë vit, në Itali kanë arritur me anije një numër rekord i emigrantëve, 171,000 emigrantë, i cili numër është për 1000 më shumë se dy vite më parë, kur u regjistra rekordi i emigrantëve.

Emigrantët në Itali arrijnë kryesisht me qëllim për vazhduar në Gjermani, Suedi dhe vende tjera Perëndimore.