Shpëtim Saraqi dhe Mira Konçi braktisin Shqipërinë përfundimisht

Periskopi.com Kulturë

Këngëtarja Mira Konçi dhe bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë për të jetuar në SHBA.

Çifti është larguar nga Shqipëria për t’u vendosur në kontinentin tjetër për një jetë më të mirë. Lajmin e jep gazetarja Kozeta Zylo, që prej vitesh jeton atje.

“TV “Alba Life” ne New York me dy artiste te shquar shqiptare

Nje takim shume i kendshem me dy artiste te mirenjohjur shqiptare, me dy artiste te mrekullueshem Shpetim Saraci dhe Mira Konci. Biseda me ta ishte e natyrshme, e cilter ashtu sic eshte bota e artistit te vertete. Si nje cift me pervoje ne jeten amerikane ndame historite tona dhe inkurajimet per njeri-tjetrin. Te parin urim qe iu dhame ishte ashtu sic na kane uruar miqte tane kur shkelem per here te pare ne token e bekuar si:

Ju marrte Amerika me te mire!…

Eshte nje bekim si prej Zotit!…

Banoret e rinj te Ishullit tone ne Staten Island do ta kene te lehte sepse ky vend njerezit dhe artiste te tille i merr vetem me te mire… Se shpejti do te jene ne studion e TV “Alba Life” ne Staten Island, New York. Per me shume na ndiqni ne emisionet tona!”, shkruan ajo