shperthim

Shpërthimi i fuqishëm në një rafineri në Itali, paralajmërohen qytetarët të mos dalin nga shtëpitë (Video)

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Itali, rreth orës 16, në rafinerinë e gazit “Eni” në Sannazzaro de’ Burgondi, pranë Pavias, një nga rafineritë më të mëdha në vendin fqinjë.

Periskopi.com Lajme

Mediat lokale raportuan vetëm për një punëtor të plagosur lehtë, ndërsa dëmi material raportohet se është i madh. Në vendngjarje kanë ndërhyrë disa ekipe të zjarrfikësve.

Pas ngjarjes, autoritet lokale u kanë bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga banesat. Në një njoftim të shpërndarë edhe në Facebook, komuna Sannazzaro de’ Burgondi shkruan se “për momentin nuk rrezik për popullsinë lokale”.

“Qëndroni brenda shtëpive tuaja ose kërkoni strehim në zonën e mbyllur më të afërt. Kushtojini vëmendje mesazheve të transmetuara deri në normalizimin e situatës”, vijon njoftimi.

Zona e prekur është ajo në territorin Ferrera Erbognone, zona e largët më larg nga qendrat e banuara.

Alarmi i lëshuar nga autoritet është i tipit 2, që parashikon vetëm emergjencat e brendshme. “Në çdo rast, thotë Roberto Fuggini nga institucioni i Mbrojtjes Cilivie, si një masë paraprake kemi mbyllur rrugët e lidhura me rafinerinë dhe kanë lajmëruar njerëzit me SMS, lajmërime në sajtin e institucionit, në faqen në Facebook dhe me megafonë, duke u bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi. Kemi të bëjmë me një nga incidentet më të mëdha të ndodhura në këtë impiant”.

Kompania “Eni”, përmes një njoftimi zyrtar, deklaroi se shkaqet e shpërthimit mbeten për tu zbardhur.