Shpërthejnë protestat anti-Trump në Turqi

Periskopi.com Lajme

Mijëra njerëz në të gjithë Turqinë dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të Presidentit të SHBA’së, Donald Trump ku mori vendimin për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Disa OJQ konservatore dhe grupe të shoqërisë civile, përfshirë Shoqatën e Rinisë Anadolliane (AGD) dhe Fondacionin Rinor Turk (TUGVA), u mblodhën në qendra të qytetit për të protestuar ndaj këtij vendimi amerikan pro-izraelit, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.

Një demonstratë, i udhëhequr nga dega e AGD’së në Stamboll, u organizua në Konsullatën e Përgjithshme të SHBA’së në Stamboll, gjatë së cilës u shpërndan parulla dhe postera kundër vendimit të Trump’it dhe mbështetjen e palestinezëve.

“TUGVA” gjithashtu organizoi një protestë tjetër në Xhaminë Fatih në Stamboll, duke i bërë thirrje myslimanëve të bashkohen kundër vendimit.

Një protestë tjetër u zhvillua në Ankara përpara ndërtesës së Ambasadës së SHBA’ve, ku u lexua një deklaratë në të cilën thuhej se kriza palestineze ishte një çështje themelore e të gjithë myslimanëve.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në provinca të tjera, përfshirë Konya, Bursa, Antalia, Adana dhe Samsun./Periskopi/