Shpend-Maxhuni1

Shpend Maxhuni hesht, nuk flet për skandalin e vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni nuk e ka thënë asnjë fjalë për skandalin e vjedhjes së shtëpisë së Kryeprokurorit, Aleksander Lumezit, ndonëse shtëpia e tij ruhet nga policia e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

I kontaktuar nga Gazeta Blic ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë rast. Krejt cka ka thënë, ishte rekomandimi që për këtë rast të kontaktohet zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Kontaktojeni zyrën e mediave (Baki Kelani)”, ishte përgjigja e tij dhënë Gazetës Blic, rreth këtin rasti skandaloz.

Ndërkaq, Baki Kelani i ka thënë Gazetës Blic se Policia e ka lëshuar një kumtesë për këtë rast, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

“Lidhur me rastin në fjalë, Policia e Kosovës menjëherë i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore për të hetuar rastin. Po ashtu, PK ndaj një zyrtari policor të divizionit të sigurimit dhe ndaj mbikëqyrësit të tij ka marrë masa të suspendimit për 48 orë, për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme policore”, thuhet në komunikatën për media./GazetaBlic.com