Shpend Ahmeti nuk po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Këshilli i Qendrës së Prishtinës, i Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhjen, e cila po mbahet në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhje të brendshme në Lëvizje, ku nuk është parë edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti nuk ka qenë as dje në kur kandidati për kryetar Albin Kurti ka prezantuar platformën e tij udhëheqëse.

Aty po merr pjesë kandidati për kryetar Albin Kurti, pastaj Albulena Haxhiu, Adem Mikullovci, Ismajl Kurteshi, e të tjerë.