Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa në një lidhje dashurie?

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari nga Tetova, Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa duket se kanë filluar përsëri një lidhje dashurie

Vite më parë pasi që bashkëpunuan në shumë projekte, dyshja u përfol se ishin në një lidhje dashurie edhe pse ata asnjëherë nuk e pranuan e as nuk e mohuan lidhjen e tyre.

Rovena në një postim të saj në Instagram, na tregon më shumë për mundësin e lidhjes së tyre! Në këtë foto dyshja vërehen duke darkuar dhe shumë të lumtur, ndërsa në mesin e tyre qëndron e buzëqeshur edhe nëna e Shpat Kasapit.

Vetë Shpat Kasapi ditë më parë në një emision televiziv e ka konfirmuar se është në lidhje por nuk ka treguar se për kënd bëhet fjalë, ndërsa ka shtuar se edhe mamaja e tij është pajtuar për këtë lidhje./ZERI