1479984098protesta

Shoqëria civile proteston para Parlamentit për Ligjin e mbetjeve

Që prej mesnatës, Aleanca Kundër Importit të Plehrave po proteston jashtë parlamentit për të kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, kur sot është edhe afati i fundit për shqyrtimin e dekretit, ndonëse ky projektligj nuk është pjesë e rendit të ditës së punimeve të Kuvendit.

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra aktivistë e ekspertë të mjedisit kanë kaluar natën jashtë duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre dhe kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës e përballje me deputetët jashtë dyerve të Kuvendit.

Protestuesit pretendojnë se policia ka ndërhyrë me dhunë mëngjesin e sotëm, duke shoqëruar edhe dy persona, të cilët më pas u liruan dhe iu bashkuan protestës.