shpendi-3

“Shkurtimet buxhetore shkak për kufizimin e shërbimeve mjekësore”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se komuna që ai drejton është e detyruar që t’i kufizojë shërbimet mjekësore për qytetarët e komunave të tjera.

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shfrytëzuar rrejtin social  ‘Facebook’ për të shprehur shqetësimin e tij lidhur me shkurtimet buxhetore që po i bëhen  komunës së Prishtinës në sektorin e shëndëtisisë.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës QKUK, që nga e hëna nuk po punojnë aparatet e rentgenit. Të gjitha rastet po dërgohen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Komunës së Prishtinës.

“Qeveria po na thotë se ne i kemi vetëm 197 mijë banorë dhe buxhetin e shëndetësisë na e kufizon vetëm për 197 banorë, shërbimet e veta përmes QKUK-it nuk i ofron dhe të gjithë pacientët nga e krejt Kosova na i dërgon me këtë buxhet në QKMF ku fatmirësisht shërbimet funksionojnë edhe në nëntor edhe në dhjetor dhe me cilësi të lartë”.

“Edhe pse kemi dëshirë ti ndihmojmë çdo pacienti do të jemi të detyruar që shumë shpejtë për shkak te shkurtimeve dhe kufizimeve buxhetore nga qendra ti kufizojmë shërbimet për qytetaret e komunave tjera”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./ Periskopi