Shkrimtarja britanike promovon romanin ‘Si të jesh nuse kosovare’

Periskopi.com Kulturë
Shkrimtarja britaneze, Naomi Hamill në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, do të promovojë romanin e saj “Si të jesh Nuse Kosovare”.

Ngjarja e romanit është e vendosur në Kosovë dhe trajton jetët e dy vajzave të reja në Kosovën e ditëve moderne. Romani shpalosë historinë, kulturën, rrëfime për luftën si dhe vështrim të jetës së femrave moderne kosovare.

Naomi Hamill është kryetare e organizatës Manchester Aid to Kosovo (MaK), organizatë kjo e cila që nga viti 1999 e ka mbështetur rimëkëmbjen dhe zhvillimin e Kosovës.

Promovimi i romanit “Si të jesh Nuse Kosovare” do të bëhet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më datë 11 gusht, në orën 15:00.

Naomi Hamill, gjatë këtij promovimi do të lexojë pjesë të romanit të saj, si dhe në fund do të mund t’iu përgjigjet pyetjeve tuaja. / KultPlus.com