Shikoni si dukej nëna e Getit kur ishte e re (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Florije Kelmendi Selimi është nëna e reperit Getoar Selimi, shkruan “Kosovarja”.

Interesimi i fansave të së birit dhe rejës së Florijës për ta njohur u shfaq dukshëm pas dasmës së tyre.

Florija një zonjë e vej, në dasmën e së birit shkëlqeu. Këtë e vunë re të gjithë. Ajo dukej shumë e re në moshë dhe e shëndetshme e mjaftë e bukur.

Por, të gjithë keni dëshirë të dini nëse Florija ishte e tillë edhe kur ishte e re.

Epo, jo ajo në rininë e saj ishte një femër krejt tjetër. Në një imazh që ne e siguruam, Florija duket zeshkane, e dobët dhe shumë ndryshe nga se e njohim tani.

Në këtë foto shihet se Florija edhe kur ka qenë e re, ishte e hareshme dhe kishte dëshirë që të vallëzonte nëpër ahengje të ndryshme. Me gjasë edhe këtë foto e ka shkrepur sa ka qenë duke vallëzuar në ndonjë aheng familjar.

Dhe, ja shikojeni Florijen se si dukej dikur.