‘Shikoni se si shkrihet çokollata’ – Spartak Moska shokon botën e futbollit me statusin racist (Foto)

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Spartak Moskës në Premier Ligën Ruse ka shkaktuar polemike pasi që postuan një status racistë në Twitter.

Pas një moti të ngrohtë që ka mbajtur në kampin stërvitor, një video u ngarkua në faqen zyrtare të klubit në Twitter. Në video u shfaqën Pedro Rocha, Fernando dhe Luiz Adriano duke përformuar stërvitje të shtrirë në fushën e Dubait. Mbishkrimi në video ishte: “Shikoni se si çokollatat shkrihen në diell”.

Rocha, Fernando dhe Luiz Adriano të gjithë janë afro-amerikanë.

Nuk është hera e parë në këtë sezon që Spartaku e ka gjetur vetën në pretendimet për racizëm.

Leonid Mironov, kapiteni i skuadrës së të rinjëve, u akuzua muajin e kaluar për sjellje raciste ndaj lojtarit të Liverpoolit, Rhian Brewster gjatë ndeshjes që u zhvillua në kuadër të ‘UEFA Youth League’

19 vjeçari mund të dënohet me 10 ndeshje moslojë nëse shpallet fajtor.