Shikoni fjalinë që ka shkruar në derën e zyres kandidati i pavarur për kryetar të Shtimes (Foto)

Periskopi.com Fun

Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Shtimes, Fatmir Rashiti, ka hapur një zyrë të veçantë kontaktuese.

Interesant është edhe përshkrimi i gjatë që ia ka bërë zyrës së tij Rashiti.

Ai njofton:

Hapet zyra kontaktuese e kandidatit të pavarur për kryetar të Shtimes

Duke parë fluksin e madh të të interesuerve për të kontaktuar drejtpërdrejt me kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti, është hapur zyra kontaktuese, ku qytetarët e komunës së Shtimes mund të vizitojnë për çdo ditë kandidatin në fjalë. Zyra gjendet në rrugën kryesore të qytetit, gjegjësisht përballë Reiffeisen Bankës në Shtime. Kjo zyre ka për qëllim lehtësimin e kontaktit të qytetarit me kryetarin e ardhshëm të komunës sonë, z. Fatmir Rashiti.