SHERP ATV, “monstra” ruse e rrugës dhe e ujit (Foto)

Periskopi.com Galeria

Quhet SHERP ATV. Është projektuar nga rusi Aleksey Garagashyan dhe është një lodër fëminore në përmasa reale.

 Bëhet fjalë për një automjet monstër, që s’njeh pengesa. Rrotat e SHERP zënë 70 për qind të përmasave të tij dhe mekanizmi 4×4 e bën atë që të kalojë me lehtësinë më të madhe pengesat e papritura të terrenit.

Përsa kohë flasim për terren të thatë, ka plot mjete të tilla, por e veçanta e SHERP është se nuk është vetëm një makinë, por shndërrohet edhe në varkë dhe kjo falë rrotave që e mbajnë mbi ujë dhe funksionojnë si helika për të lëvizur mbi të.

Amfibi SHERP udhëton me një shpejtësi deri në 70 kilometra në rrugë dhe rreth 4 milje në ujë dhe për ta patur, kompania prodhuese e ka nxjerrë në shitje për 65 mijë dollarë.