white-haus

SHBA uron Shqipërinë: Kemi lidhje të forta që nga viti 1922

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një komunikatë të premten ku uron Shqipërinë për 104 vjetorin e pavarësisë.

Periskopi.com Lajme

“Që nga vënia e marrëdhënieve ne vitin 1922, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gëzuar një lidhje të fortë me Shqipërinë”, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa, sekretari i Shtetit, John Kerry, ka lavdëruar Shqipërinë si “një forcë në rritje për sigurinë rajonale e globale”.

Kerry ka shtuar po ashtu se kontributi i Shqipërisë për ta luftuar ISIS-in dhe format e tjera të ekstremizmit të dhunshëm vlerësohen shumë nga Shtete e Bashkuara.

“Në vitet e ardhshme SHBA-të shikojnë përpara që të vazhdojnë bashkëpunimin me Shqipërinë”, thotë Kerry, “sidomos në mbështetjen e progresit drejt Bashkimit Europian”