XHERDAN SHAQIRI

Shaqiri nuk e harron Kosovën, po përgatitë diçka speciale për të

Pasi luajti me dy ekipe të mëdha si Bayerni i Mynihut dhe Interit, tashmë Xherdan Shaqiri ka filluar të mendojë edhe për futbollin në Kosovë.

Periskopi.com Sporti

Lojtari që aktualisht luan tek Stoke City, ka hapur një akademi moderne futbolli në vendin e tij të lindjes sëbashku me vëllain e tij.
Natyrisht që duke qenë i zënë me futbollin aktiv, me çështjen e akademisë merret vëllai i Xherdanit, Ari.

I pyetur në lidhje me akademinë e futbollit që mban emrin “Prio Soccer”, Ari Shaqiri u shpreh:

“Është një projekt shumë i madh dhe ka filluar me mjaftë sukses në Zvicër fillimisht.

Ka tre muaj që është hapur akademia dhe deri më tani kemi mbi 50 futbollistë të regjistruar.

Ka shumë futbollist të talentuar edhe nga Kosova dhe Shqipëria kemi nxënës të cilët premtojnë shumë për të ardhmen”, deklaroi Shaqiri.