Shaip-Muja

Shaip Muja ia zgjat ankthin Qeverisë

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka deklaruar se deputetëtë e partisë së tij nuk kanë ndërruar mendje për sa i përket votimit të buxhetit.

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka deklaruar se deputetëtë e partisë së tij nuk kanë ndërruar mendje për sa i përket votimit të buxhetit.

Muja në emisionin “Republika” me Dardan Gashin ka thënë se qasja e PDK-së nuk ka ndryshuar aspak dhe se buxheti  është plotësisht politik.

“Buxheti është politik, në shpërndarjen e oriretimeve financiare dhe në qdo gjë tjetër, buxheti nuk ka kaluar ende dhe nuk ka ndërruar as qëndrimin e deputetëve të PDK-së, buxheti po paraqitet fasionues  por në fakt kemi një buxhet me probleme” ka thënë Muja.

Ai ka shprehur bindjen se buxheti në këtë mënyrë është me sherr edhe nëse kalon edhe nësë nuk kalon.

“Ne do kemi kohë të mendojmë ende rreth tij dhe duhet të flasim edhe brenda partisë për të parë nëse duhet votuar ose jo,deputetët nuk janë për këtë lloj të buxhetit “ ka thënë ai.