dacic-unesko

Serbia me kusht të ri për vazhdimin e dialogut

Marrëveshja për gjyqësorin që është arritur në Bruksel në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, është i rëndësishëm për vlerësimin e përgjithshëm të progresit dhe sigurisht se do t’i kontribuojë kapitullit të hapjes, ka thënë Ivica Daçiq, i cili shtoi se çështja thelbësore mbetet formimi i Asociacionit të komunave serbe.

Periskopi.com Lajme

Shefi i diplomacisë serbe ka deklaruar se Beogradi është pro vazhdimit të dialogut me Prishtinën, gjithmonë duke qëndruar neutral ndaj statusit, por që nënkupton që Prishtina të mos e fillojë çdo bisedë me fjalët “gjenocid” dhe “pastrim etnik”, transmeton Telegrafi.

“Prishtina ka filluar të shfaq një dozë të madhe të nervozizmit, për shkak se çdo herë e më pak është duke pasur sukses në skenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Daçiq duke rikujtuar deklaratën e Raportueses së PE-së për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila kishte thënë se i vije keq që pesë vendet e BE-së ende nuk e kanë njohur Kosovën.