ser

‘Serbia edhe do të anëtarësohet në BE, edhe nuk do ta njohë Kosovën’

Tomislav Nikoliq, president i Serbisë, ka thënë se Serbia do të anëtarësohet në BE, por nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Serbia do të bëhet anëtare e BE-së, por kushtin që të njeh Kosovën nuk do ta përmbushë”, ka thënë Nikoliq, transmeton Koha.net.

Ai më tej ka krahasuar Kosovën me Krimenë.

“Problemin që ka Serbia me Kosovë, e ka edhe Ukraina me Krimenë. Sa i përket Kosovës, BE-ja pranon pavarësinë e saj, Rusia jo. Kur është fjala për Krimenë, Rusia e pranon atë, kurse BE-ja jo”, ka shtuar Nikoliq në një intervistë për Al Jazzeran.

Nikoliq në temën e Dialogut Prishtinë-Beograd ka thënë se Serbia dëshiron paqe dhe siguri për serbët në Kosovë.

“Brukseli dhe Prishtina e përdorin për të promovuar dhe forcuar pavarësinë e Kosovës”, ka përfunduar Nikoliq.