20161123230811816646

Serbi i dënuar për vrasjen e Enver Hadrit “nuk di asgjë për procesin”

“Nuk kam lidhje për ngjarjen dhe nuk e kam të qartë pse e përmendin emrin tim”, ka thënë Andrija Drashkoviq duke folur rreth aktgjykimit në Bruksel lidhur me vrasjen e aktivistit shqiptar nga Kosova, Enver Hadri në vitin 1990, transmeton Koha.net.

Periskopi.com Lajme

Andrija Drashkoviq është njëri nga 3 të dënuarit nga Serbi me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale në Bruksel për vrasjen e aktivistit nga Kosova .

Ai i ka thënë gazetës “ Kurir” të Beogradit se nuk ka kurrfarë lidhjeje me vrasjen e Enver Hadrit e kështu ka thënë edhe avokati i tij.

“Nuk kemi fare informata për atë gjykim. Kurrë nuk kam marrë asnjë ftesë, aktakuzë ose aktvendim për gjykimin në mungesë, as unë dhe as Andrija”, citon ky portal të ketë thënë avokati i të dënuarit, Velko Delibashiq.

Por, mediet serbe më herët (24 qershor 2015, tanjug) kanë njoftuar se “biznesmenin” serb, për të cilin Belgjika kishte shpallur fletë arrestin ndërkombëtar, policia kroate e kishte ndaluar në aeroportin e Splitit.

“Me rastin e kontrollimit kufitar në aeroportin e Splitit u konfirmua se për të ishte shpallur fletë arresti ndërkombëtar për 51 vjeçin,shtetas i Serbisë” ka thënë një zyrtar i policisë kroate.
Drashkoviqit i ishte marrë pasaporta dhe ai kishte paguar një kaucion për lirimin kusht derisa ai të dilet para gjyqit . Por ai shumë shpejt kishte ikur nga Spliti, Kroaci.

Mediumi serb nuk ka treguar si dhe ku e ka zhvilluar bisedën me të dënuarin me burgim të përjetoshën për vrasjen në vitin 1990 në kryeqytetin e Belgjikës.