petrit-selimi-1_1470066435-8470994

Selimi i reagon zëdhënëses ruse: Kosova është më demokratike se Rusia 

 Koordinator i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës, Petrit Selimi, i ka reaguar zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova ,në Twitter, duke i thënë se bazuar në të gjitha dëshmitë, Kosova është më demokratike se Rusia. Selimi, po ashtu iu kundërpërgjigj Zakhoarovas, duke i thënë se Kosova […]

Periskopi.com Lajme

 

Koordinator i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës, Petrit Selimi, i ka reaguar zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova ,në Twitter, duke i thënë se bazuar në të gjitha dëshmitë, Kosova është më demokratike se Rusia.

Selimi, po ashtu iu kundërpërgjigj Zakhoarovas, duke i thënë se Kosova është më pak kriminale, më pak e korruptuar dhe më e sigurt se Rusia, transmeton Express.

Marija Zakharova, në llogarinë e Ministrisë së Jashtme ruse në Twitter, shkroi dy statuse që i adresohen Kosovës, transmeton Express.

Ne statusin e parë shkruan: “Përpjekjet flagrante të autoriteteve shqiptare të Kosovës për konfiskimin e pronës serbe në Kosovë janë çështje e një shqetësimi të madh”.

E në të dytin: “Mungesa e ligjit dhe rendit, kriza e brendshme politike, emigrimi, të gjitha tregojnë se ‘shtetësia’ e Kosovës nuk është e mundshme”.

Ky është statusi i plotë i Selimit: “Vërtet shakaxhi? Kosova, bazuar në të gjitha dëshmitë, është më e sigurt, më pak e korruptuar, më pak kriminale, më demokratike se që Rusia ka qenë ndonjëherë.”