metalhealth-780x439

Seksizmi mund të jetë i dëmshëm edhe për shëndetin mendor të meshkujve

Seksizmi është një problem i vërtet për gratë, por siç duket mizogjinia mund të ketë efekt edhe te meshkujt.

Periskopi.com Shëndeti

Ka shumë djem të cilët pohojnë se ‘urrejtja’ është në rritje nga feministët e tërbuar të valës së tretë dhe nga ato të cilat janë të vendosura t’i trajtojnë të gjithë meshkujt si përdhunues potencialë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtimet e reja kanë zbuluar se seksizmi kundër grave mund të ketë ndikim edhe në shëndetin mendor të meshkujve dhe kjo shkon edhe përtej kësaj.

Studimi, i udhëhequr nga Dr y Joel Wong, ka vëzhguar 19,000 njerëz dhe ka zbuluar se ekziston një lidhje mes ‘ndjekjes skllavëruese’ të normave mashkullore dhe shëndetit të keq mendor.

Hulumtimi është përqendruar në tri rezultate kryesore të shëndetit mendor – shëndeti mendor negativ (p.sh. depresioni), shëndeti mendor pozitiv (p.sh. kënaqësia) dhe kërkimi për ndihmë psikologjike (p.sh. terapia).

Hulumtuesit kanë vëzhguar se sa shumë meshkujt e përfshirë në studim janë përshtatë me 11 normat shoqërore mashkullore, që kanë përfshirë:

– Dëshiron për të fituar

– Nevojën për kontroll emocional

– Marrjen e veprimeve të rrezikshme

– Dhunën

– Sundimin

– Shthurjen seksuale

– Vetë-mbështetjen

– Përparësinë e punës

– Fuqinë mbi gratë

– Përbuzjen e homoseksualitetit

– Ndjekjen e statusit

Dhe, hulumtuesit kanë zbuluar se ata që e kanë ndjekur ‘vetë-mbështetjen’, ‘shthurjen seksuale’ dhe ‘fuqinë mbi gratë’ kishin qenë më të ndërlidhurit me shëndetin e dobët mendor – duke përfshirë depresionin.

Më e keqja nga ky studim është se meshkujt të cilët fuqishëm ishin përputhur me ato norma gjithashtu kishin qenë më pak të prirë të kërkojnë ndihmë për problemet e tyre mendore. /Telegrafi/