Seks treshe në makinë, policia identifikon një nga përdhunuesit

Periskopi.com +18

Një 36-vjeçar është shpallur në kërkim policor, pasi akuzohet se në bashkëpunim me një tjetër person, kanë përdhunuar në makinë një grua 35-vjeçare, e cila jeton në kryeqytet.

Sipas burimeve policore, në kërkim është shpallur 36-vjeçari J.V., banues në Tiranë, nën akuzën: “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” në bashkëpunim. Materialet në ngarkim të J.V. u referuan në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa bashkëpunëtori i dyshuar i tij është ende i paidentifikuar.

Hetimet lidhur me ngjarjen, që mbetet ende për tu sqaruar, nisën pasi disa ditë më parë një 35-vjeçare bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Numër 3.

Më 26 Janar, L.B. ka kallëzuar se ka hipur me dëshirë në një makinë me dy persona që nuk i njihte, të cilët kanë udhëtuar jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.