Santon refuzon Galatasarayn dhe Betisin

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Interit, Davide Santon, raportohet se ka refuzuar kalimin te Galatasaray dhe Real Betis.

27-vjeçari nuk po arrin të luajë vazhdimisht nën urdhrat e Luciano Spallettit dhe kontrata e tij përfundon në qershor.

Sipas FCInterNews.it, zikaltrit kanë marrë oferta për italianin nga Galatasaray dhe Real Betis dhe ia kanë prezantuar idenë lojtarit.

Por, ish-mbrojtësi i Newcastle Unitedit e ka refuzuar duke thënë se nuk është i gatshëm të largohet ende nga Interi.

Deri më tani Santon është paraqiture nëntë herë këtë sezon.

Vlen të theksohet se italiani është prodhim i akademisë së Interit. /Telegrafi/