Samsung Galaxy A5, dalin fotografitë e para të tij

Periskopi.com Tech/Auto

Pak javë na ndajnë që nga zbulimi i serisë së re të Samsung, Samsung Galaxy A5. Tashmë kemi edhe disa imazhe paraprake të Galaxy A5 së bashku me informacionet e harduerit. Bazuar në këtë imazhe menjëherë bie në sy disponueshmëria e dy opsioneve të reja të ngjyrave: Blu dhe Pink.

Sa i përket specifikave, Galaxy A5 do të ketë ekran 5.2 inç Full HD fuqizuar nga Exynos 7880 dhe 3GB RAM. Në kapakët e pasëm do të gjeni një kamër 16 megapiksel. Memorja prej 32GB do të jetë një standart i këtij telefoni citon raporti.

Bateria prej 3,000 mAh pritet të rrisë ndjeshëm orët e punës. Kostoja e telefonit pritet të arrijë 390 dollar.

samsung-galaxy-a5-2016-renders-840x388