sadiku

Sadiku rrëfen për përplasjen me bashkëlojtarin

Armando Sadiku dhe Rodriguez, shoku i tij i skuadrës te Zyrihu patën një “përplasje” mes tyre në ndeshjen kundër Villareal.

Periskopi.com Sporti

Gjithçka ndodhi në momentin e goditjes së penalltisë, ku të dy donin ta gjuanin. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka qenë sulmuesi ai që ka sqaruar gjithçka, teksa shprehet se ai është gjuajtësi i parë i penalltive.

“E bëra atë veprim, sepse kur unë jam në fushë, gjithmonë i gjuaj penalltitë. Gjatë kohës që kam qenë i dëmtuar i gjuante Rodriguez, dhe tani që u ktheva normalisht që më takonte mua.

Ai e mori topin me forcë dhe unë e ruajta qetësinë. I thashë 2-3 herë që jam unë ai që duhet të gjuaj, por ai kishte dëshirë ta gjuante dhe e lashë. Të gjithë te Zyrihu e dinë që i kam gjuajtur unë gjithmonë penalltitë. Gjithsesi, tashmë ajo që ndodhi i përket të shkuarës”.